8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Edhe Vjosa Osmani infektohet nga coronavirusi

Rekomandime

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani është infektuar me COVID-19.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani, përmes një postimi në Facebook, ku tregoi se pasi kishte pasur kontakt me disa të afërm që ishin infektuar me COVID, është testuar dhe ka rezultuar pozitiv.

Osmani ka treguar se do të punojë nga shtëpia në dy javët e ardhshme, po ashtu takimet do t’i mbajë përmes platformave elektronike/

Postimi i plotë i Osmanit:

- Advertisement -

Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

- Advertisement -

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit