1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Prokuroria e Hagës thotë se ka 50 dëshmitarë shtesë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Rekomandime

Njëra nga prokuroret e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka thënë se në procesin e hetimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mbështeten edhe në 50 dëshmitarë shtesë,

- Advertisement -

Ajo ka shtuar se sa u përket provave materiale do të jenë rreth 1.500 të tilla, që mund të ndryshojnë në varësi të hapave të hetimit.

“Këto materiale, do të jenë të ndara në grupe dhe ne si Prokurori… mendojmë se 31 maji 2021 do të jetë afati kur do të përfundojmë nxjerrja e materialeve. Aktualisht tani nuk mund të identifikojmë se cili grup i materialeve do të nxirret tashti. Materialet do të nxirren gradualisht dhe do t’i jepen mbrojtjes”, tha Prokurorja…

Prokuroria e Gjykatës Speciale, po ashtu ka kërkuar që të ketë masa mbrojtëse për disa prej dëshmitarëve që janë pjesë e rastit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Ndërkohë, ajo ka thënë se për rastin e ish-liderëve të UÇK-së deri tani janë intervistuar 153 dëshmitarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit