7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Stafi tregon gjendjen shëndetësore të Vjosa Osmanit

Rekomandime

U.d e presidentit të vendit, Vjosa Osmani është në gjendje stabile shëndetësore dhe është duke vazhduar obligimet e saj Kushtetuese.

Për media, këshilltari për media i u.d të presidentit, Bekim Kupina ka thënë se kabineti në presidencë dhe në Kuvend po vazhdon punën normalisht.

- Advertisement -

Dje gjatë ditës, u.d e presidentit Vjosa Osmani ka njoftuar përmes Facebook’ut se është infektuar me COVID 19.

Se cila është gjendja shëndetësore e Osmanit ka bërë të ditur këshilltari për media i u.d të presidentit Bekim Kupina.

Kupina ka thënë për Gazetën Express se Osmani është në gjendje stabile shëndetësore dhe po vazhdon që t’i kryejë obligimet kushtetuese.

- Advertisement -

“Pra, u.d.Presidentja është në gjendje stabile shëndetësore dhe po vazhdon t’i kryejë obligimet kushtetuese”, thotë ai, teksa shton se asnjë cështje që lidhet me funksionet e saj nuk do të mbetet pa u mbuluar.

“Siç e ka bërë të ditur në postim u.d. Presidentja Osmani, gjatë periudhës sa do të qëndrojë e izoluar shkaku i infektimit me Covid-19, asnjë çështje që lidhet me funksionet që bartë ajo nuk do të mbetet pa mbulim”, deklaron Kupina.

- Advertisement -

Sipas tij, kabineti i Osmanit në presidencë dhe në Kuvend janë duke e vazhduar punën pasi që një pjesë e ekipit tashmë e kanë kaluar përballjen me pandeminë.

“Kabineti në Presidencë, sikurse edhe ai në Kuvend vazhdojnë punën, ngase një pjesë e ekipit tashmë e kanë kaluar përballjen me Covid-19. U.D.Presidentja po i vazhdon të gjitha takimet e planifikuara, vetëm se i ka bartur ato në platforma elektronike. Gjithashtu po vazhdon t’i shqyrtojë e nënshkruaj me kohë të gjitha dokumentet e kërkuara për të dy funksionet që i ushtron”, thotë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit