0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kryeministria njofton se Macroni i është përgjigjur pozitivisht ftesës për vizitë në Kosovë

Rekomandime

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Avdullah Hoti, që të vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur Kryeministria përmes një komunikatë.

- Advertisement -

Ftesën, Hoti ia ka bërë gjatë takimit virtual që pati me presidentin Macron, sot.

Sipas komunikatës, Macroni përshëndeti sjelljen me dinjitet, pjekurinë e kulturën e lartë politike të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, pas veprimeve të fundit nga Dhomat e Specializuara.

“Kryeministri Hoti dhe presidenti Macron biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke, në kufijtë aktual. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të organizohet edhe një takim i nivelit të lartë rreth ecurisë së procesit të dialogut, sipas formatit të Samitit të Parisit”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Po ashtu është folur edhe për liberalizimin e vizave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit