11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Serbia në negociata për t’i blerë 12 aeroplanë Iuftarakë nga Franca

Rekomandime

Lajmi që kompania franceze “Daso Avieche” është në negociata për t’i shitur Serbisë 12 aeroplanë ka marrë vëmendje të madhe të publikut në Serbi të martën.

Nëse një marrëveshje për avancimin e ushtrisë serbe arrihet, sipas ekspertëve, do të ishte marrëveshja më serioze e prokurimit të armëve në historinë e Serbisë.

- Advertisement -

Gazeta franceze “La Tribune” ka raportuar se Qeveria e Serbisë është në negociata me kompaninë franceze për blerjen e deri 12 avionëve të rinj “Rafale”.

Sipas gazetës, kompania franceze s’ka dyshime që marrëveshja do të arrihet, pas fitores së presidentit Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet e së dielës. Ofertat i ishin dorëzuar Qeverisë serbe që në fillim të marsit.

Marrëveshje të tilla në rajon tashmë janë kompletuar. Kroacia kishte blerë aeroplanë nga Franca më herët dhe kishte paguar 1.1 miliardë euro. Qe bërë shteti i dytë pas Greqisë.

- Advertisement -

Vuçiqi kishte paralajmëruar në TV Prva vitin e shkuar se e pëlqen furnizimin me aeroplanë të tillë. Po ashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, në një intervistë për RTS-në në dhjetor kishte thënë se pajisja me aeroplanë nga Franca është duke u marrë në konsideratë.

Vuçiqi e presidenti francez Emmanuel Macron kishin biseduar më 7 mars. Sipas njoftimeve zyrtare, dy presidentët diskutuan për luftën në Ukrainë dhe bashkëpunimin ekonomik ndërshtetëror. Gjithsesi, s’kishte pasur njoftime për blerjen e aeroplanëve.

- Advertisement -

Shteti i Serbisë deri tash ishte furnizuar me aeroplanë MiG-29 nga Rusia dhe Bjellorusia. “Gjithsesi, pasi që jetëgjatësia e tyre e parashikuar është më së voni deri më 2035, Serbia do të duhej të mendonte për pasardhësit e tyre”, ka thënë për “Euronews Serbia”, Petar Vojinoviq, kryeredaktor i portalit “TangoSix”.

Ai ka shtuar se këto blerje janë planifikuar për disa vite.

“Duke iu përshtatur kohës, është e nevojshme të ketë avionë luftarakë shumëfunksionalë”, ka thënë ai.

Pritet që marrëveshja t’i kushtojë Serbisë mbi një miliard euro.

“Kjo do të ishte blerja më e shtrenjtë dhe prokurimi më serioz i armëve për Serbinë në historinë e saj”, ka konkluduar ai.

“Rafalet” janë aeroplanë multifunksionalë që shfrytëzohen si aeroplanë luftarakë, bombardues e të kryejnë aksione në caqe të ndryshme në ajër, tokë apo det.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit