2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Prokurori Smith: Thaçi i punësoi si këshilltarë dëshmitarët e mundshëm të Speciales

Rekomandime

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë ka përdorur akuza të rënda, tjera nga ato që përmendën në aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, në kërkesën që ia ka dërguar gjykatësit të Speciales, Nicolas Guillou, që ai ta urdhërojë arrestimin dhe transferimin për në paraburgim të katër ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së.

Prokuori i Specializuar, Jack Smith në këtë kërkesë ka prentenduar se ndër tjerash, Thaçi i kishte punësuar Sylejman Selimin dhe Rrustem Mustafën si këshilltarë të tij, duke iu dhënë paga të majme për të siguruar që ata do t’i qëndronin në krah gjatë marrjes në pyetje përballë hetuesve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Përpjekjet për të ndikuar në dëshmitarët e mundshëm, duke përfshirë anëtarë të emëruar të NPK-së, kanë përfshirë gjithashtu punësimin e tyre në poste qeveritare.

Sylejman SELIMI doli nga burgu në 25 janar 2019 dhe u ftua menjëherë me një thirrje të ZPS-së më 29 janar. Brenda 72 orëve nga thirrja, ai u punësua si ‘këshilltar’ qeveritar.

Pas një pakënaqësie publike, SELIMI u lirua nga detyrat e tij menjëherë pas intervistës së tij në ZPS të shkurtit 2019, por jo para se të merrte mbi 15,000€ pagë për të mos bërë asgjë në vazhdim.

- Advertisement -

Në të njëjtën kornizë kohore, ishte anëtari i NPK-së, Rrustem MUSTAFA ai që u intervistua nga ZPS në janar 2019. Më 14 shkurt, THAÇI e punësoi atë si këshilltar me një pagë prej 18,000€ në vit – asnjëra prej tyre nuk u shpalos publikisht derisa u zbulua në një raport të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit”, thuhet në kërkesën e ZPS-së.

- Advertisement -

Prokurori i Specializuar, Jack Smith, pretendon se Divizioni për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë u formua me kërkesë të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli që të përdorej nga të dy për t’u siguruar se si do të përgjigjeshin para hetuesve ish-bashkëIuftëtarët e tyre.

Në këtë që pretendon se ka qenë plan i mirëkoordinuar, prokurori Smith e përfshin edhe ministrin e atëhershëm të Drejtësisë, Abelard Tahirin, që e kishte emëruar Driton Lajçin udhëheqës të këtij organi.

Për më tepër, pasi [REDAKTUAR] zgjodhi t’u përgjigjej pyetjeve të ZPS-së, në vend se të qëndronte në heshtje, ka prova që THAÇI u përpoq të siguronte që avokati që e përfaqësonte [REDAKTUAR] nuk do të caktohej të përfaqësonte të intervistuarit e tjerë. Në një rast të mëtejshëm, pak pasi [REDAKTUAR] bëri publike që ai do të intervistohej nga ZPS, THAÇI dhe VESELI [REDAKTUAR]. I pyetur nga THAÇI për situatën e tij familjare, [REDAKTUAR]. Pak më vonë, [REDAKTUAR] u takua me [REDAKTUAR] dhe i ofroi përfitime të ndryshme, [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR] e bëri të qartë se kjo ofertë ishte në emër të Presidentit [THAÇI].

Hashim THAÇI nuk do të kufizohet në përdorimin e Divizionit për të siguruar që anëtarët e tjerë të NPK-së të qëndrojnë në krah të tij përballë hetuesve të ZPS-së.

Ai u përkujdes që [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] ta kontaktonin [REDAKTUAR] përpara intervistës së tij për ZPS […] [THAÇI] donte të kontaktonte [REDAKTUAR] ose t’i jepte [atij] një lloj udhëzimi”, thuhet në pretendimet e Zyrës së Prokruorit të Specializuar.

Në kërkesën që prokurori Jack Smith ia kishte dërguar gjykatësit Nicolas Guillou, ndër tjerash, rendit edhe disa kr.ime mbi dëshmitarët, që pretendon se janë kryer në mënyrë që ish-krerët e UÇK-së t’i heshtnin provat ndaj tyre.

Smith pretendon se dëshmitarët rrezikoheshin seriozisht nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të liheshin të lirë, duke marrë shembuj nga -siç thuhet- kr.imet që ishin bërë për t’i fshehur kr.imet e tyre.

Ai ka shkruar se dëshmitarë, përfshirë ish-ushtarë të UÇK-së dhe ish-anëtarë të organizatave ndërkombëtare në Kosovë janë shprehur të frikësuar të dëshmojnë para hetuesve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit