Amir Rrahmani rezulton pozitiv me koronavirus

    0
    125

    Napoli ka njoftuar që pas rikthimit nga angazhimi me Kosovën, Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

    “Pas testimit së kryer këtë mëngjes, pas kthimit nga ekipi i tij kombëtar, doli rezultati pozitiv i Amir Rrahmani me Covid-19.

    Lojtari, i cili nuk ka ardhur në kontakt me grupin e ekipit, do të vazhdojë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij, shkruhet në deklaratën e klubit.

    Kjo vjen pas një lëndimi që ai e pësoi poashtu në ndeshjen ndaj Moldavisë, mirëpo tashmë do të duhet të shërohet nga koronavirusi për të kryer ekzaminime tjera.