Covid-19 vijon të marrë jetë mes bluzash të bardha.
Mjeku Shaqir Shehu ndërroi sot jetë nga koronavirusi, ndërsa prej një muaji ndodhej i shtruar në Spitalin Infektiv, shkruajnë mediat në Shqipëri.
Shehu ishte ndër bluzat e bardha që shërbeu si kirurg ortoped në qytetin e Kukësit, si dhe gjatë Iuftës së Kosovës.
Gjatë viteve 2002-2005, Shaqir Shehu mbajti postin e prefektit të Kukësit.
Kujtojmë se dje në Shqipëri u regjistruan 786 raste të reja me Covid, duke e çuar në numrin në total 30,623.