18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Berisha: Ish-kryesuesit të AKP-së s’iu kishte dhimbsur toka e Kosovës, kishte dashur ta shiste arin për 50 cent

Rekomandime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka hedhur dyshime mbi deklaratat e ish-kryesuesit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Blerim Rexha, i cili javën e kaluar raportoi para anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

- Advertisement -

Rexha kishte thënë se i ishte dhimbsur toka e Kosovës që të shitej për 1 euro ari. Ndërkaq gjatë mbledhjes së sotme të këtij komisioni, deputeti Berisha tha se ka informacione që Rexha gjatë një mbledhje të AKP-së kishte votuar për shitjen e një toke për 50 cent arin.

“Një dëshmitarit këtu iu ka dhimtë shumë toka e Kosovës me e shitë për një euro. Edhe këta duhet me shku me i marrë transktriptet se unë kam informacion që atij s’ju kish pasë dhimtë hiç. Edhe për 50 cent e kish pasë çu dorën njëherë”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se deklarata e Rexhës duhet të konfirmohet dhe se duhet të shqyrtohet mundësia që ai të ftohet sërish për intervistim në komision.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit