2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Konfirmon kryediplomatja: E kemi refuzuar kërkesën për vizitë të Vuçiqit në Kosovë!

Rekomandime

Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka konfirmuar raportimet se një delegacionit nga Serbia, i prirë nga presidenti , Aleksandër Vuçiq, nuk do të realizohet në Kosovë.

Në një prononcim për “Indeksonline”, e pare e MPJ-së ka treguar se Vuçiq dhe zyrtarët nga Beogradi zyrtar kanë kërkuar përcjellje.

- Advertisement -

“Po, është e vërtetë që kanë kërkuar leje për vizitë. Madje kanë kërkuar edhe përcjellje. Por, shkurt mund të them se kërkesa e tyre nuk realizohet” ka thënë ajo.

Ndryshe, Vuçiq të enjten i kishte dërguar kërkesë institucioneve të Republikës së Kosovës për të realizuar vizitën në Kosovë.

Edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriq, ishin pjesë e kësaj kërkese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit