18.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Ismail Kadare fiton Çmimin e madh Ndërkombëtar

Rekomandime

Shkrimtari i madh Ismail Kadare është përzgjedhur fitues i Çmimit letrar “Pak Kyongni 2019”.

- Advertisement -

Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të mbahet më 26 tetor 2019, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.

Kim Uchang, kryetar i komisionit përzgjedhës, tha se “punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndiejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”.

Ky çmim shoqërohet edhe me një shpërblim financiar, rreth 84 mijë dollarë.

- Advertisement -

Fituesi shpallet pasi shqyrtohen rreth 350 autorë nga mbarë bota.

Në Korrik lista u reduktua në 5 autorët më të mirë, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar.

- Advertisement -

Çmimi i ri letrar u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni.

Ismail Kadare, veprat e cilit janë përkthyer në mbi 40 gjuhë të huaja, është padyshim shkrimtari më i madh shqiptar i kohërave moderne.

Ai ka qenë nominuar disa herë për të fituar edhe çmimin Nobel për Letërsi dhe ka qenë disa herë shumë pranë marrjes së tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit