Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka sugjeruar zv/kryeministrin e vendit, Driton Selmanajn, që të kërkoj falje për çështjen e të pagjeturve.
Ai ka përmendur debatin e fundit të krijuar në vend, duke sqaruar edhe rastin e deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci.
“Duke qenë kritik ndaj Driton Selmanajt, pavarësisht kontekstit të fjalës së tij, mendoj se njerëzit si deputetja e nderuar, Saranda Bogujevci, duhen të jenë shembull, sidomos kur flasin për plagët të cilat i kanë perjetuar vetë”, ka deklaruar ai.
Postimi i plotë:
SARANDA BOGUJEVCI DHE DRITON SELMANAJ
Në cilëndo rrethanë jam me Saranda Bogujevcin, madje edhe kur mund ‘të gabojë’ qasjen se si e shtron çështjën e të pagjeturve, që rrjedhimisht është plagë e saj, por edhe e Kosovës.
Shpirtërisht, si njeri e si shqiptar, në këtë temë jam me Ty Sarandë!
Ajo që sot është irituese për çdo qytetar, pra edhe për mua, është përçarja e thellë politike, që fatkeqësisht po reflekton edhe në tema nacionale, e për më keq, kjo u reflektua edhe në temën e të pagjeturve.
Cila është e vërteta e kësaj plage?!
Të gjitha qeveritë kanë mundur të bëjnë më shumë, por që e verteta e hidhur ështëse Kosova, me pozicinin e saj si shtet, nuk e ka fuqinë që ta zgjidhë çështjën e të pagjeturve, sepse Serbia vazhdon t’i fshehë kr.imet e saj, pra logjika e politikës serbe, në Beograd, është logjikë e fshehjes dhe përkrahjes se kr.imit ndaj shqiptarëve!!
Po ashtu, tashmë duhet të thuhet se po mungon presioni i domosdoshëm i faktorit ndërkombëtar për të zhdukurit e luftës.
Duke qenë kritik ndaj Driton Selmanajt, pavarësisht kontekstit të fjalës së tij, mendoj se njerëzit si deputetja e nderuar, Saranda Bogujevci, duhen të jenë shembull, sidomos kur flasin për plagët të cilat i kanë perjetuar vetë.
Sidoqoftë, një kërkim falje e zv. Kryeministrit më se njerëzore.
Personalisht jam në mesin e të mbijetuarëve, pothuaj i mbijetuar me dhjetëra herë, por kur kam folur në Parlamant,veçanërisht për Masakrën në burgun e Dubravës gishtin e kam drejtuar nga kr.iminelët serbë, që na vr.anë e masakruan po në atë burg famëkeq.
Po ashtu kam qenë kritik ndaj institucioneve tona që nuk kanë bërë sa dhe si duhet për nxjerrjen e kr.iminelëve serbë para drejtësisë.
Por, që nuk kam provuar që Masakra e Dubravës të shnëdrrohet në arenë të përplasjeve politike në mes te partive politike në Parlamentin e Kosovës.
Njerëzit si Ju, Saranda, e nderojnë Parlamentin dhe i japin kuptimin dhe vlerën institucioneve të Kosovës të ngritura me gjakun e mijëra dëshmorëve!
Krejt në fund, unë jam me Ty në temën e të pagjeturve, njëjtë siç jam sot me pjesëtarët, udhëheqësit e UÇK-së dhe prijësit e institucioneve tona të cilët akuzohen nga Gjykata e Njëanshme / Speciale, që më së paku është e Kosovës.