7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Vulin kritikon shtetet perëndimore: Si mund ti armatosni ‘TERR0RlSTËT’, shqiptarët nuk janë paqësor

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka qenë i ftuar në emision e sotëm të mëngjesit në TV Pink, ku ka adresuar një sërë sulmesh e fyerjesh ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Gjatë gjithë kohës sa ka folur për shqiptarët, Vulin ka përdorur termin fyes ‘shiptari’ por edhe fjalët si ‘TERR0RlST’.

- Advertisement -

“Mendoj se dërgimi i armëve shqiptarëve nga Britania e Madhe është një akt armiqësor, sepse nuk mund të armatosësh terroristët dhe të shpresosh për paqe. Jam shumë i shqetësuar”, ka thënë Vulin në TV Pink, i pyetur për të komentuar informacionet se Britania i kishte dërguar armë Kosovës.

“Ju u jepni armatim TERR0RlSTEVE, ju jepni armatim shkatërrimi TERR0RlSTEVE. Ata nuk kanë ushtri. Shqiptarët nuk kanë ushtri. Sipas Rezolutës 1244, e vetmja forcë e armatosur në Kosovë është KFOR-i, nuk ka tjetër, dhe ju po bëni ushtri, po i armatosni, po u jepni autoblinda, sisteme kundër blindave, dronë, bëni stërvitje, po dëgjoj që disa shkojnë në stërvitje për pilotë në Turqi, Shqipëri”, tha Vulin plotë mllef.

Ai ka theksuar se filozofia e Kurtit është që t’i bëjë dëm Serbisë dhe serbëve.

- Advertisement -

“E dëgjuam Kurtin kur tha se e ashtuquajtura Kosovë duhet të bëhet pjesë e paktit të NATO-s. Procedurat për anëtarësim në paktin e NATO-s janë më të vështira se anëtarësimi në BE, andaj nuk ka asnjë shans qëa t’i përmbushin ato, as në planin afatshkurtër, as afatmesëm dhe as afatgjatë. Ata nuk kanë kapacitet për të bërë ushtri të respektueshme, nuk kanë para për të, nuk kanë njerëz. Atëherë çfarë u duhet Kosova në NATO-s? Vetëm sa për ta provokuar Serbinë dhe pastaj, kur Serbia nuk mund të mos reagojë, të thërrasin në ndihmë paktin e NATO-s dhe të thonë – ne jemi anëtarë të NATO-s, na shpëtoni nga Serbia e ligë dhe e tmerrshme që është fajtore për trazira kozmike”, shton Vulin

Ai shtoi se mezi pret çfarë do të thotë Vuçiq për këtë.

- Advertisement -

“E di që ai po e ndjek situatën me shumë kujdes dhe se duke e njohur po përgatitet mirë, dhe se do të jetë i përgjegjshëm ashtu siç edhe është, dhe se qëndrimin tonë do ta shprehë në mënyrën më të mirë. Shërbimet tona po bëjnë punën e tyre dhe ai i ka të gjitha informacionet. Por nëse më pyesni për qëndrimin tim, mendoj se ky është një akt armiqësor. Nuk mund të armatosësh terroristët dhe të shpresosh për paqe”, përfundon Vulin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit