Twitter i dorëzon profilin zyrtar presidencial Joe Biden në 20 janar 2021

0
133

Twitter do t’i dorëzojë profilin zyrtar presidencial Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden ditën kur ai të betohet për marrjen e detyrës në Shtëpinë e Bardhë pavarësisht se Donald Trump ende nuk e pranon humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Mediat amerikane raportojnë se rrjeti social Twitter po përgatitet për kalimin e llogarive institucionale të Shtëpisë së Bardhë në 20 Janar 2021. Operacioni do të zhvillohet në bashkëpunim me Fondin Arkivor Kombëtar, siç ndodhi në vitin 2017. Të gjitha postimet e botuara në @POTUS, @FLOTUS, @VP dhe profilet e tjera zyrtare do të arkivohen gjithashtu.

Platforma @POTUS përdoret kryesisht nga Trump, por pas zgjedhjeve platforma nisi të postonte vazhdimisht mesazhe paralajmëruese në shumë prej postimeve të Trump. Kjo pasi ky i fundit pretendon se ka fituar zgjedhjet dhe se kundërshtari i tij Joe Biden ka fituar pasi ka manipuluar votat.

Nga ana tjetër, Joe Biden nuk është një përdorues aktiv i Twitter në krahasim me Trump. Ai ka postuar rreth 7,000 mesazhe për 19 milion ndjekësit e tij, krahasuar me 58,000 të Trump.