10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

A do të bindet Abdixhiku që ta votojë Vjosën për presidente të Kosovës?

Rekomandime

Zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente është duke u varur nga pozicioni që do ta ndërmarrë Lidhja Demokratike e Kosovës, nëse do të jetë apo jo e pranshime në sallë e Kuvendit të Kosovës të paktën të ia sigurojë korumin.

- Advertisement -

Kurse partitë e tjera janë deklaruar se nuk do të votojnë Osmanin si presidente të Kosovës.

Dardan Sejdiu, në një intervistë për InDoks ka komentuar takimin Abdixhiku-Osmani.

Sejdiu ka thënë që veprimi i Abdixhiku për ndarjen e Kurtit në takimin që ka pasur me Osmanin ka qenë i udhës. Pasi që një presidente vetvetiu duhet të tregoj se si e sheh Republikën e Kosovës si presidente e ardhshme, gjë që i intereson opozitës në mënyrë që të vendos pro apo kundër.

- Advertisement -

“Lëvizja Vetëvendosje ka një numër të deputete të jashtëzakonshëm dhe mendoj që zgjedhja e zonjës Osmani për presidente do të ishte një rrugë e mirë përpara edhe për faktin që kemi një bllok i cili nga opozita dhe kritika 20 vjeçare vjen ne pushtet na tregon se si e shohin shoqërinë ata prej një opozitë kritik dhe veprim në një pushtet në veprim e përmisim.  Kështu që po besoj që kjo është rruga përpara e kam të qartë pozicionin e LDK-së dhe Abdixhikut i cili thotë presidenti/ja duhet të na tregoj se si e sheh këtë republikë dhe kjo është legjitime . Në këtë drejtim duhet ta vlerësoj pozicionin e Abdixhikut, i cili bëri këtë ndarje nga Kurti dhe po e diskuton punën e presidentit me atë që po pretendon të bëhet presidente”, ka thënë Sejdiu.

Kandidatja për Presidente të Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kishte deklaruar se gjithçka në këtë takim ishte në frymë pozitive, ndërkaq u shpreh se pret mbështetej nga ish-kolegët e saj në LDK.

- Advertisement -

“Natyrisht unë pres përkrahje nga ish-kolegët e mi edhe të gjithë deputetëve, sepse është në interes të vendit që të bëjmë konstituomin e institucioneve sa më parë që të jetë e mundur që të kemi të tri institucionet funksionale dhe jam e bindur që të gjithë e kemi atë qëllim të përbashkët, ai është që ta çojmë Kosovën përpara”, ka deklaruar Osmani/InsajderiInDoks

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit