Saturday, July 20, 2024

Historia treshekullore e Mullirit të Bërdynajve: Miell, konak dhe shumë zemërgjerësi – flet i emocionuar Qerim Bërdynaj, pasardhës i familjes

- Advertisement -
- Advertisement -

Ndonëse sot më tepër shërben si një monument i rrallë i arkitekturës vendase që pëlqehet nga vizitorët, Mulliri i Bërdynajve – që ndodhet në fshatin Radavc të Pejës – dikur shërbente si një objekt solidar i nevojave të rajonit ku ndodhej.

I ndërtuar nga materiali prej guri, realizim i mjeshtërve popullorë me përvojë të përkujton teknikën e realizimit të kullave dukagjinase.

Pasardhësi i familjes që e ka ndërtuar mullirin, Qerim Bërdynaj ka theksuar se ky objekt ka shërbyer jo vetëm për bluarje, por ka qenë edhe objekt solidar i nevojave të këtij vendi.

Kjo “kullë – mulli”, sipas Bërdynajt thuhet se është ndërtuar para 300 viteve, njëkohësisht është ndër më të njohurit në të gjithë Kosovën.

- Advertisement -

“Deri në vitin 1960, kanë punuar tri mullinj, por kur dolën mullit me rrymë atëherë njerëzit filluan me u largu.

Këtu kanë bluar, që unë i mbaj mend, prej rajonit të Skenderajt, Drenasit, Sanxhakut, Bjellopoljes e deri të Pazari i Ri, etj. Unë i mbaj mend kur kanë ardhur prej Malit të Zi, nëpër grykën e Zhlepit, me 40 ose 50 kuaj në Pejë, ku e blenin drithin, e bluanin këtu edhe ktheheshin prapa.

Ato quheshin karvane, të cilat ishin të gjata 100 ose 200 metra. Derisa është bluar drithi karvanet është dashur të presin 2 ose 3 ditë, derisa të dy mullinjtë i kanë pasur dhomat për fjetje”, ka shtuar Qerimi Berdynaj.

- Advertisement -

Pasardhësi i familjes Bërdynaj ka thënë se ata historikisht janë ndër familjet më të njohura në Dukagjin, ku dalloheshin për urtësinë, ishin punëtorë dhe nuk e kanë prekur sipas tij, djersën e huaj.

“Zot shtëpie ka qenë Tahir Lush Bërdynaj, për të cilin ka shkuar edhe akademik Mark Krasniqi. Sa ka qenë gjallë Tahiri kur nuk i ka lënë të bluajnë në mulli meshkujt e tij, sepse është frikësuar nga ujemi (kompensimi) që ata mund ta marrin, me të vetmin qëllim që mos me shti haramin në shtëpi e me e humb bereqetin.

Sipas tij, nga ky mulli janë furnizuar të gjitha grupet ballistë, e më vonë, në luftën e fundit, edhe ushtarët e UÇK-së.

Ai ka theksuar se mulliri është ende funksional, duke e pasur funksionin që e ka kryer ndër vite, por që njëkohësisht sipas tij, shërben edhe si vend që vizitohet nga turistë të shumtë.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura