Një pacientë në komunë e Prishtinës me simptoma të Covid-19, është drejtuar gjatë ditës së sotme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Mirëpo asaj nuk i është lejuar ta kryej testin aty.
Kjo me arsyetimin se duhet të shkoj në qendrën e mjekësisë familjare në Dardani aty ku e ka marrë raportin për ta protokolluar e pastaj të kthehet sërish në QKMF.
Qytetarja ndonëse e lodhur ka vazhduar tutje rrugën për në qendër të Prishtinës, aty ku edhe ndodhet QKMF-ja.
I tërë paradoksi ndodh, kur asaj i caktohet termin për të kryer testin për Covid-19, pas një muaji.
Ajo më poshtë ka treguar dëshmitë ku tregohet raporti i mjekut si dhe data kur i është caktuar termini për të kryer testin Covid.