11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Haradinaj: Bankrotojmë nëse nuk miratohet buxheti i 2020-s

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nga prilli nuk ka më instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar. Sipas tij, pa miratim të buxhetit të vitit 2020, shteti bankroton, meqë shfrytëzimi i buxhetit të vitit paraprak mund të bëhet vetëm deri në muajin mars.

- Advertisement -

Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj tha se në janar dhe shkurt nuk ka pengesa të funksionimit buxhetor. Por, sipas tij, nëse vazhdohet njëjtë në gjysmën e dytë të muajit shkurt, atëherë fillon rreziku për dështim të funksionimit të shtetit.

“Për më 1 prill nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, jo vetëm që bankrotojmë por dështojmë krejtësisht. Deri më 1 prill, është fundi”, tha Haradinaj.

Sipas ligjeve të Kosovës, 1/12 e buxhetit paraprak aktivizohet me automatizëm për muajin janar dhe shkurt, ndërkohë për muajin mars, nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020, atëherë mund t’i kërkohet Kuvendit të Kosovës të vazhdohet buxheti paraprak edhe për muajin e tretë.

- Advertisement -

E sipas Haradinajt, në prill pason bllokadë nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020.Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, ka përgjegjësi që t’i jap Kosovës institucionet e reja, ose të ndërmarrë hapa të tjerë se çka do të veprojë tutje.

Ndërkohë, i pyetur se a ka marrë ndonjë ftesë për takim me Vetëvendosjen ose Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haradinaj tha se partia e tij nuk është e përfshirë në asnjë lloj negociatash rreth krijimit të Qeverisë së re të Kosovës.

- Advertisement -

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare tre muaj më parë, ku partia fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovë, subjekte këto që ende nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit