1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gjoshi: Podujeva nuk ka llogari të humb vite tjera me Rudarin e Bulliqin

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi thotë se Podujeva nuk ka llogari të humbasë kohë me Bulliqin e Rudarin.

- Advertisement -

Gjoshi thotë se edhe Rudari edhe Bulliqi janë të padobishëm për Podujevën.

Ai shkruan se Bulliqi ia humbi Kosovës 3 vjet me broçkullat e tij rreth demarkacionit, kurse LDK-së iu deshën vite për ta ndërtuar një shesh.

Nexhmi Rudarin e LDK-së e quan marionetë të Agim Veliut.

- Advertisement -

Ky është postimi i tij i plotë:

Veç emrin e ka Shpejtim se bash të kundërtën ia ka bërë Kosovës.

- Advertisement -

A e mbani mend se për shkak të “analizës” së tij amkademike për demarkacionin me Malin e Zi i kemi humbur vizat dhe plotë 3 vite me broçkullat e tij?Podujeva ka humb bollë kohë me LDK-në që i duhen vite për ndërtimin e një sheshi dhe që sot ia ka sjellë për kandidat, Rudarin, një marionetë të Agim Veliut.Podujeva nuk ka asnjë llogari të humb vite tjera me amkadamikun Shpejtim Bulliqi, qe sot as shqip nuk arriti të lexonte pa gabime.Bulliqi dhe Rudari e kanë një të përbashkët – ata janë shegerë të Agim Veliut, prandaj janë të padobishëm për Podujevën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit