20.8 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Lajm i mirë për mësimdhënësit, të gjithë do t’i marrin paratë për shujtat ditore

Rekomandime

Më 18 prill të vitit 2017, Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës patën lidhur një kontratë, e cila parashihte ndarjen e shujtave në vlerë për 2 euro për ditë mësimi, për të gjithë mësimdhënësit.

- Advertisement -

Këto shujta, do të ndaheshin nga niveli komunal, por që e njëjta kontratë s’u zbatua nga këta të fundit. Kjo bëri që mësimdhënësit t’i drejtohen gjykatave.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë për IndeksOnline, se të gjithë mësimdhënësit do t’i marrin beniftet e tyre, por që ka vonesa, kjo për shkak të ngarkesave në gjykata.

“Shujta parashihet në kontratën kolektive të arsimit, që është nënshkru dhe është në fuqi dhe ka qenë që niveli komunal t’i ndajë këto mjete për secilin mësimdhënës, është fjala për 2 euro për ditë mësimi, por edhe pse secila komunë është njoftuar i kemi lutur që të bëj planifikime buxhetore, ata e kanë marrë këtë çështje hajt se nuk është gjë. Pastaj duke e parë këtë, mësimdhënësit e Kosovës na janë drejtuar dhe ne ju kemi thënë se është e drejtë e tyre ta kërkojnë.

- Advertisement -

Ata janë organizuar në grupe në shkollat e tyre dhe e kanë ngritur çështjen në gjykata. Dhe tash varet nga lëndët që i kanë gjykatat, ka komunë që këtë të drejtë e kanë fituar dhe pastaj niveli komunal ua ka ndarë mjetet. Ka komunë që ende kjo komunë është në zhvillim e sipër në gjykata dhe përfundimisht të gjithë mësimdhënësit do t’i marrin këto.

Ka vonesa aty-këtu, por të gjithë janë duke i fituar, pasi që në asnjë rast gjykata nuk ka sjellë ndonjë vendim tjetër, përveç atij që mësimdhënësit të Kosovës, i takon ky benifit i kontratës. Disa komuna veçse i kanë marrë”, ka thënë Jashari.
I njëjti ka shtuar se të njëjtat kontrata janë tri vjeçari. Por, nëse asnjëra palë nuk tërhiqet e njëjta është valide edhe për një vit. Kjo vlerë i bie që ka vlerë deri më 18 prill 2021.

- Advertisement -

“Në këtë kontratë, obligimet dhe benifitet u takojnë edhe universitet në Republikën e Kosovës. Kështu të gjitha beniftet vlejnë vetëm për anëtarët e SBASHK-ut. Ata që s’janë nuk vlejnë beniftet”.

IndeksOnline, u ka dërguar pyetje Drejtorive të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës e Skenderajt, nësë mësimdhënësit i kanë marrë beniftet që u takojnë, por që vetëm Skenderaj ka kthyer përgjigje
Bekim Latifi, drejtor i Arsimit në Skenderajt, ka thënë se komuna ka kryer obligimin dhe se mësimdhënësit.

Sipas të njëjtit, kjo komunë ka ndarë mjete në vlerë të 800 000 euro për t’i paguar shujtat për të gjithë mësimdhënësit e Skenderajt dhe se të njëjtit kanë marrë ato në fund të muajit tetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit