Gjendja për shkak të pandemisë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.
Për këtë çështje në lidhje ka folur sonte kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka paralajmëruara masa më rigoroze.
Kryeministri Hoti ka pohaur se në fund të javës do të bëhet vlerësimi se sa ka pasur rezultat aplikimi i masave të reja, në të kundërtën do të merren masa dhe më rigoroze.
“Po përcjellim situatën, në fund të kësaj javës do të bëjmë një vlerësim për të konsideru nëse duhet të shkojmë në masa ma ekstreme, pasi që do të detyrohemi. Unë mendoj se javëve të fundit situata është më e mirë për respektim të masave, ndoshta për rritjen e seriozitetit të virusit, por masat po respektohen në tërësi. Ka raste që s’respektohen, edhe pse jemi detyuar të përdorim mekanizma shtetëror, por ka raste kur qytetarët mblidhen në numër të caktuar në ngjarje të ndryshme”, ka deklaruar Hoti.
Kujtojmë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 12 persona nga Covid-19 në vendin tonë.