12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Aktivistja: Policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar

Rekomandime

Aktivistja Arta Avdiu, ka hedhur kritika në drejtim të Policisë së Kosovës, duke thënë se zyrtarët policorë po i ndalojnë gratë gjatë inspektimeve për respektim të masave anti-Covid, për t’ua marrë numrat e telefonit.

- Advertisement -

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar, shkruan Reporteri.net.

“Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime seksuale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë ba shkelje. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë”, ka shkruar ajo.

Aktivistja më tej thotë se ky është problem shumë serioz, e që shteti duhet me të reagojë menjëherë.

- Advertisement -

“Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza!”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/arta.avdiu/posts/10225958913538726

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit