-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Bideni, kandidati i parë presidencial në SHBA që merr 80 milionë vota

Rekomandime

Joe Biden ka marrë më tepër se 80 milionë vota në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, duke u bërë kandidati i parë presidencial që ka kaluar këtë shifër të votave, ndërsa presidenti i zgjedhur po përgatitet për të bërë publike administratën e tij në javët para inaugurimit më 20 janar, shkruan “The Independent”.

- Advertisement -

Sipas “Cook Political Report” sfiduesi Demokrat, Biden, ka marrë rreth 51 për qind të votave, ndërsa Donald Trump 47.1 për qind, apo më tepër se 73.8 milionë vota.

Më tepër se 156 milionë persona kanë votuar në zgjedhjet e këtij viti, shifër prej mbi 66 për qind, duke e thyer një rekord të vjetër një shekull.

Me numërimet e fundit të votave në Erie County në New York, Biden, e ka kaluar shifrën 80 milionë, sipas redaktorit të Cook, Dave Wasserman.

- Advertisement -

Biden pritet formalisht të bëjë publike anëtarët e ekipit të tij të sigurisë nacionale sot, një ditë pasi agjencia përgjegjëse për trazicionin në Shtëpinë e Bardhë ka bërë të ditur se mund të fillojë procesi i tranzicionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit