17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Liverpooli bëhet pishman për shitjen e Shaqirit

Rekomandime

Xherdan Shaqiri është etiketuar si një fenomen, pasi bëri një fillim mbresëlënës në Lyon.

- Advertisement -

Shaqiri bëri debutimin e tij të parë kundër Strasburgut të dielën, me një asistim në fitoren 3 me 1.

Performanca e tij emocionoi mediat zvicerane, dhe “Tagblatt” e vendosi Shaqirin në ballinën e tyre dhe e etiketoi atë si një “fenomen”.

Gazeta në gjuhën gjermane raporton se Shaqiri tashmë ka filluar të pushtojë zemrat e tifozëve në Lyon dhe po e bën Liverpoolin të pendohet për vendimin e tyre për ta shitur atë.

- Advertisement -

29 vjeçari u largua nga Liverpooli për t’iu bashkuar skuadrës franceze në merkaton e verës për një tarifë prej rreth 11 milionë eurove.

Mesfushori zviceran nuk mund të zinte vend në formacionin startues të lojës nën menaxhimin e Jurgen Klopp dhe vendosi të largohej për të vazhduar karrierën e tij, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Ai bëri vetëm 45 paraqitje në Premier Ligë gjatë tre sezoneve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit