0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Surroi: Pjesëtarët e UÇK-së s’kanë shkuar për të luftuar në Beograd, ata kanë luftuar në shtëpinë e tyre

Rekomandime

Shkrimtari dhe publicisti, Veton Surroi, ka thënë se cilësimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si ndërmarrje e përbashkët kriminale, është akuzë e rëndë.

- Advertisement -

Sipas tij, mbrojtja ndaj këtyre aktakuzave do të jetë një proces i vështirë, për të cilin do të duhet shumë kohë dhe dëshmitarë.

“Fillimisht kemi të bëjë me një proces juridik, i cili nuk e dimë si do të përfundojë. Akuza është akuzë dhe duhet të mbështetet në fakte e dëshmi, në procesin gjyqësor dhe të akuzuarit janë të pafajshëm derisa të mos vërtetohet e kundërta”, tha Surroi në Rubikon në Klan Kosova.

“Kushdo që të jetë i akuzuar, nuk mund të shmangë një të vërtetë tjetër historike se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një forcë guerile, e cila është mbrojtur nga një agresion ushtarak dhe pjesëtarët e UÇK-së nuk kanë operuar jashtë kufijve të Kosovës, nuk kanë shkuar për të luftuar në Beograd, as në Novisad, as në Krushevc, por kanë luftuar në shtëpinë e tyre, të gjitha pretendimet tjera pastaj janë çështje që duhet të konfirmohen”, theksoi Surroi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit