21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

VV: NISMA nuk do të jetë pjesë e qeverisë, i kemi numrat

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar rinumërimi i 1407 vendvotimeve për të cilat mori vendim Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Pas zbatimit të vendimit të PZAP-së, dje Komisioni Qendror i Zgjidhjeve (KQZ) ka konfirmuar që janë kryer të gjitha rinumërimet për këto vendvotime, ndërsa pas kësaj Nisma Socialdemokrate zyrtarisht u bë pjesë e Kuvendit të Kosovës duke fituar ulëse mjaftueshëm sa për të qenë pjesë e kësaj legjislature.

- Advertisement -

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, në një përgjigje për GazetaBlic tha se me hyrjen e Nismës në Kuvend, KQZ-ja u vë në shërbim të mundësisë për të i krijuar vend Nismës në Kuvend.

“Është e qartë ajo që ka ndodh i gjithë ky sistem përfshirë edhe vetë KQZ-në u bë në shërbim të gjetjes së mundësive që NISMA të jetë pjesë e Kuvendit, ne kemi paraqitur qëndrimet tona, kemi bërë ankesë duke menduar se është vepru jo ligjërisht, sido që të jetë ne presim certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve”, tha ajo.

Nagavci përsëriti edhe një herë se hyrja e Nismës në Kuvend nuk e pengon VV-në të krijoj Qeverinë e Re, ajo tha se ka mjaftueshëm numra duke mos i hyrë në punë koalicioni NISMA-AKR-PD.

- Advertisement -

“Pa marrë parasysh se NISMA a do të jetë në legjislaturë apo jo, VV do të krijoj mundësinë të qeverisë ashtu siç kishte premtuar duke mos u bë pjesë e qeverisë me subjektet që kanë qenë në legjislaturën e kaluar”, tha Nagavci për GazetaBlic.

“Ne do të qeverisim me anëtarët e koalicionit me LDK-në dhe ashtu siç bëmë të ditur edhe dje kemi pas 3 deputetë nga pakica jo serbe që janë deklaruar që pa kushte do të mbështesin Qeverinë Kurti kështu që ne kemi numrat për të formuar qeverinë tashmë”, shtoi ajo.

- Advertisement -

Nagavci u shpreh e bindur se do të ketë mbështetjen e pakicave jo serbe, ndërsa shtoi se Kosova duhet sa më parë të krijoj institucionet pasi që vendi ka një varg skandalesh dhe Qeveria Kurti duhet t’i ndal ato.

“Nuk besoj se do të ketë befasi që do të jetë në pengim të krijimit të qeverisë”, tha Nagavci.

“Sa më parë duhet formuar institucionit se edhe ashtu ka kaluar shumë kohë që vendi ka ngërç po pengime nga qeveria e dorëhequr tashmë, janë raportuar një varg i skandaleve të cilat nuk janë në interes të qytetarëve dhe duhet marr fund sa më shpejtë dhe për këtë duhet sa më shpejtë të krijohen institucionet e reja dhe secili individ që mendon se duhet të funksionoj vendi me institucione legjitime nuk do duhej të pengonte dhe presim të kemi një opozitë konstruktive sepse qeverisja jonë do jetë e pastër dhe e bazuar në legjitimitet”, tha në fund Nagavci./Gazetablic

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit