4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kush është Nicolas Guillou, gjyqtari që po gjykon krerët e UÇK-së? Miftari zbulon detaje të reja, a është pjesë e lojës DGSE-ja?

Rekomandime

Nicolas Guillou është gjyqtari kryesor që po merret me të akuzuarit e parë të Gjykatës Speciale.

Për këtë gjyqtar francez, ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë detaje të reja.

- Advertisement -

Ai nis me pyetje se kush është ky gjyqtar dhe pse po merret pikërisht me Hashim Thaçin e Kadri Veselin?

Miftari shkruan se, kjo mund të jetë pjesë e lojës së DGSE franceze pasi që dihet sipas tij, që Thaçi e Veseli kanë punuar për interesat franceze.

Miftari aludon se kjo mund të paraqet rrezik për të akuzuarit tjerë të UÇK-së.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Pse bash Francez!

- Advertisement -

Një pyetje me arsye që askush nuk po ka guxim ta bëjnë është se kush është Nicolas Guillou, gjyqtari Francez që do merret me tri aktakuzat e para të Speciales!

Shpresoj se e kam gabim por pse gjyqtari i GJS është caktuar bash një Francez kur dihet shumë mirë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë punuar për interesat e shërbimit sekret Francez DGSE edhe kanë zbarkuar pa parashutë nga aeroplanët e tyre gjatë luftës, a është gjyqtari pjesë e lojës të DGSE dhe dorë e zgjatur e Denjear Arnaudit dhëndri Serb ish shefi i Thaçit e Veselit nga shërbimi Sekret Francez (tani është Euro deputet)!

Dhe nëse gjyqtari është pjesë e shërbimeve sekrete Franceze për pjesëtarët tjerë të UÇK që janë dhe do të akuzohen në GJS a do të paraqet kjo rrezik, a dot ketë për gjykimin e tyre drejtësi dhe neutralitet.

Veç po pyes pa paragjykim por flas për veten time kur jam pyetur nga GJS në Hagë pyetja e parë e imja para se me fillua intervistimi në Hagë ka qenë se; a ka në këtë sall të gjykatës prokuror ose hetues që vinë nga Serbia, Rusia apo Franca nëse ka biseda përfundon këtu në start pa marr para sysh pasojat, përgjigjja e zyrtarëve të GJS ishte se në sallën e gjykatës speciale ku ishim ka vetëm Amerikan, Britanez, Gjerman dhe Italan dhe një shqiptar (pra unë)!

Sido qoftë në fund do të shihet neutraliteti i gjykatës speciale!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit