10.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Megjithatë, Haradinaj tërhiqet nga kërcënimet për largim nga Qeveria

Rekomandime

Edhe pas një postimi ku tregoi pakënaqësitë e tij, Ramush Haradinaj megjithatë do të qëndrojë në Qeveri.

- Advertisement -

Express mëson se kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, është tërhequr nga kërcënimet e tij ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, se do ta lë Qeverinë. Ky ndryshim ka të bëjë me një draft të ri i cili duket se përmban tekst të pranueshëm edhe për Haradinajn.

Pak minuta më parë, Haradinaj shkroi në Facebook, se nuk e pranon marrëveshjen për të cilën janë dakorduar dje në Shtëpinë e Bardhë kryeministri Hoti me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Sipas Haradinajt, sot në Shtëpinë e Bardhë pritet të nënshkruhet një marrëveshje tripalëshe, që e përfshin edhe Ujmanin.

- Advertisement -

“Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje.

AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj pak më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit