4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Isa Mustafa reagon pas incidentit në Podujevë: Sjelljet që demostron VV-ja dhe kandidati i tyre, janë denigruese, na kthejnë prapa!

Rekomandime

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas incidentit që ka ndodhur sot mes aktivistëve të LDK-së dhe LVV-së në Podujevë.

- Advertisement -

Mustafa ka deklaruar se zhurmat dhe tollovitë, dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit.Ai tutje shkruan se sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na këthejnë mbrapa.

Mustafa tutje ka potencuar se gjithmonë Podujeva ka qenë besnike ndaj LDK-së, duke theksuar se Kosovës i nevojiten njerëz të mençur e punëtor si Nexhmi Rudari.

Postimi i plotë:Të nderuar miq,

- Advertisement -

Takova sot kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudari, qytetarë dhe veprimtarë tanë atje.
Podujeva ka treguar gjithëherë besim për LDK-në , kurse LDK u ka qëndruar besnike qytetarëve të Llapit dhe të Kosovës.

Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë. Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na këthejnë mbrapa.

- Advertisement -

Ata që ndërrojnë qëndrime, që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, që i kontribuojnë izolimit të qytetarëve tanë, nuk meritojnë besim. Të tillët, ta shkatërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë.
Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë dhe të respektueshëm, si Nexhmi Rudari!

Ju ftoj për një fitore të radhës së LDK-së!

IM

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3458641637535382

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit