22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Samir Ujkani flet për ‘Marca’, u tregon spanjollëve për historinë e Iuftës në Kosovë: Kam humbur shumë të afërm!

Rekomandime

Një ditë para ndeshjes ndaj Kombëtares së Spanjës, e vlefshme për para-kualifikime në Kupën e Botës ‘Katari 2022’ – kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka dhënë një intervistë për gazetën nga Katalunia ‘Marca’.

Ujkani ka folur për shumë gjëra. Ai po ashtu u ka treguar spanjollëve historinë e Iuftës në Kosovë.

- Advertisement -

Unë kam lindur në Kosovë, e cila i përkiste Jugosllavisë në atë kohë. Në vitin 1994 kemi ikur për shkak të Iuftës. Arritëm në Belgjikë. Unë jam rritur atje dhe mund të zgjedhja të luaja për kombëtaren belge. Zgjodha të luaj për Shqipërinë, sepse familja ime është shqiptare e Kosovës. Të luash për vendin tim ishte një ëndërr. Kur Kosova u bë ekip, unë menjëherë nisa t’i bëjë gati procedurat për të ndryshuar kombëtare”, ka thënë Ujkani.

Portieri i Torinos i tregoi spanjollëve, se sa anëtar të familjes i ka humbur gjatë Iuftës në Kosovë:

- Advertisement -

Kam humbur dy xhaxhallarë dhe gratë e tyre. Gruan e kushëririt tim dhe vajzën e saj. Me pak fjalë, ato janë histori të vështira që ndodhën gjatë Iuftës. Ne humbëm gjithçka, sepse të gjitha shtëpitë në fshat u shka.tërruan. Familja ime duhej të fillonte nga e para”, vazhdoi tutje kapiteni i Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit