9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ministrja e Jashtme spanjolle për ndeshjen me Kosovën: Rregullat janë rregulla, futbolli të mos përzihet me politikë

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme, BE dhe Bashkëpunimit, Arancha González Laya, ka kërkuar këtë të hënë të mos ngatërrohen “rregullat e futbollit” të vendosura nga FIFA me ligjin ndërkombëtar me politikën, përpara ndeshjes Kosovë-Spanjë të mërkurën në Sevillë.

- Advertisement -

Ajo këto deklarime i ka bërë një konferencë për shtyp me Ministrin Algjerian të Punëve të Jashtme, Sabri Boukadoum, González Laya kur është pyetur nëse ka pasur ndonjë ndryshim në pozicionin e Spanjës në lidhje me njohjen e Kosovës, raportojnë mediet e huaja.

“Rregullat janë rregulla dhe rregullat e futbollit përcaktohen nga FIFA, dhe për këtë arsye për Spanjën, një vend që e do futbollin dhe adhuron një futboll të mirë, duhet të mirëpritet”, tha ministri.

Spanja është në mesin e shteteve që nuk e njeh diplomatikisht Kosovën. Federata e Spanjës në futboll, në lajmërimin e ndeshjeve të Spanjës, Kosovës iu është referuar si territor, duke mos e njohur si shtet.

- Advertisement -

Ministrja ka kërkuar të mos ngatërrojë ato me rregullat e vendosura nga UEFA me ato të së drejtës ndërkombëtare.

“Unë i uroj Kosovës më të mirën, megjithëse do të vë bast për Spanjën,” theksoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit