18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

E kishin paralajmëruar rusët, mina “ukrainase” pranë Bosforit alarmon turqit

Rekomandime

Autoritetet turke u alarmuan të shtunën pasi gjetën një minë detare, në Detin e Zi, në një zonë në veri të Stambollit.

- Advertisement -

Incidenti ndodhi vetëm një ditë pasi Rusia kishte paralajmëruar që disa mina ishin shkëputur nga portet ukrainase dhe kishin dalë në det të hapur.

Një skuadër e përbërë nga anije luftarake dhe varkat e Rojës Bregdetare arritën të siguronin minën dhe ta largonin nga zona e mbipopulluar me anije dhe mjete të tjera lundruese. Objekti u pikas për herë të parë nga peshkatarët pranë ngushticës së Bosforit, thanë autoritetet detare lokale.

- Advertisement -

Turqia ndan kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë. Kievi i hodhi poshtë pretendimet e Moskës se minat ukrainase kishin dalë në det të hapur dhe i quajti përpjekje për të shkaktuar panik dhe mbyllur kalimet detare.

- Advertisement -

Deti i Zi është një portë kyçe për transportin e grurit, vajit dhe produkteve të tjera vajore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit