2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ç’po ndodh në Gjirin Persik, Shtetet e Bashkuara dërgojnë një aeroplanmbajtëse të madhe

Rekomandime

Aeroplanmbajtësja amerikane, “USS Nimitz”, është dërguar këtë javë në Gjirin Persik, disa ditë para vrasjes së një shkencëtari të njohur iranian për energji bërthamore. Sidoqoftë, forcat detare thanë se ky veprim nuk është i lidhur me ndonjë kërcënim specifik.

“Nuk ka kërcënime specifike që e kanë nxitur kthimin e aeroplanmbajtëses Nimitz”, tha komandantja Rebecca Rebarich, zëdhënëse e forcave detare amerikane të Flotës së Pestë me bazë në Bahrejn.

- Advertisement -

Sipas saj, dërgimi i kësaj aeroplanmbajtëseje në zonën me interes strategjik është i lidhje me zvogëlimin e pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Ky aksion siguron që ne të kemi kapacitet të mjaftueshëm në dispozicion për t’iu kundërpërgjigjur çfarëdo kërcënimi dhe për ta parandaluar ndonjë forcë armike që të veprojë kundër trupave tanë gjatë pakësimit të forcave”, thuhet në deklaratën e komandantes Rebarich.

Lëvizja e aeroplanmbajtëses amerikane afër Iranit erdhi në kohën kur në Iran u vra një shkencëtar i njohur për energji bërthamore. Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, për këtë vrasje e fajësoi Izraelin dhe kërcënoi se republika islamike do të hakmerret në kohën e duhur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit