Trumpi pëson bumerang: Kërkoi rinumërim, Bidenit i shtohen votat në këtë shtet

Date:

Pas kërkesës së Trumpit për rinumërim të votave në rajonin më të madh në Wisconsin, ky proces përfundoi të premten. Në fund, Joe Biden mori më shumë vota sesa para rinumërimit.

Pas rinumërimit në rajonin Milwaukee, Bidenit iu shtuan 132 vota nga rreth 460.000 sa u përfshinë në këtë proces. Në përgjithësi, Demokratët morën 257 vota më shumë, ndërsa Republikanët 125, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Zyrtarët e fushatës së Trumpit kishin bërë kërkesë për rinumërim të votave në dy rajonet më të populluara në Wisconsin pas humbjes së tij për më shumë se 20.000 vota.

Procesi i rinumërimit do t’i kushtojë fushatës së Trumpit 3 milionë dollarë.

Në përgjithësi, Joe Biden i fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, ndërsa rivali Donald Trump siguroi vetëm 232 të tilla.

Bideni ka epërsi të konsiderueshme edhe në aspektin e votave popullore, ku ka mbi gjashtë milionë votues më shumë.

Pas përfundimit të rinumërimit, një zyrtar rajonal, George Christenson, tha: “Rinumërimi e dëshmon atë që tashmë e dimë, se zgjedhjet në rajonin Milwaukee janë të drejta, transparente, të sakta dhe të sigurta.”

Zyrtarët e fushatës së Trumpit përsëri pritet ta sfidojnë ligjërisht rezultatin përfundimtar në këtë shtet. Megjithatë, atyre u ka mbetur pak kohë, sepse rezultati pritet të certifikohet të martën e ardhshme.

Të premten, ekipi i Trumpit humbi edhe një betejë tjetër ligjore, pasi Gjykata Federale e Apelit në Philadelphia e refuzoi kërkesën e zyrtarëve të fushatës së presidentit në largim për ta sfiduar rezultatin zgjedhor.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

AAK-ja e Ramush Haradinajt paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

Pas PSD-së, edhe partia opozitare AAK, ka paralajmëruar protesta...

Profesori amerikan: Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia ka më shumë implikime politike sesa kërcënim ushtarak

Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia po konsiderohet...

Befason ministrja Albulena Haxhiu del në një serial televiziv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shfaqur së fundmi...

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është...