7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kryeministrja e Danimarkës shihet duke qarë, kjo është arsyeja

Rekomandime

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, hyri e pezmatuar dhe doli me lot në sy, nga fermat ku mbaheshin vizonët. Vendi nordik po përjeton momente të vështira, edhe politike, jo vetëm nga kriza ekonomike si pasojë e Covid-19, por edhe nga një vendim shumë i diskutuar që solli shfarosjen e gjithë ekzemplarëve të vizonëve, kafshës më të njohur botërisht për peliçen e saj të shtrenjtë.

Kryeministrja vizitoi një nga fermat që rrisin këtë specie të vyer, në qytetin verior të Kolding. “Pronarët e fermës panë aktivitetin e një jete të shkatërruar në pak ditë. Ka qenë e vështirë për ta, por edhe për mua”, deklaroi Frederiksen midis lotëve.

- Advertisement -

Rreth 17 milionë ekzemplarë vizonësh janë vrarë në pak javë në Danimarkë pasi autoritetet shëndetësore gjetën në këtë kafshë një mutacion të Covid-19 që mund të ulë efektivitetin e vaksinave.

Por, çështja e sigurisë shëndetësore nuk e uli protestën, jo vetëm atë të ambientalistëve, por edhe të partive të ndryshme politike, që shtrënguan qeverinë ditët e fundit të pranojë se nuk kishte bazat ligjore për të vendosur asgjësimin edhe të kafshëve të paprekura nga pandemia. Si pasojë e polemikave, ministri i Bujqësisë dorëzoi dorëheqjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit