7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rast i rrallë – Llapjanit i vdes në mëngjes gruaja nga koronavirusi, ai del të votojë: Votova për ndryshim

Rekomandime

Një qytetar nga Podujeva, Sylejman Bllaca, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për kryetar të Komunës së Podujevës, ani pse mëngjesin e sotëm, i ka vdekur gruaja nga infektimi me COVID-19, shkruan Gazeta Blic.

- Advertisement -

Në një deklaratë për Rtv Dukagjini, qytetari llapjan, kërkoi nga bashkëvendasit e tij që të dalin dhe të votojnë, përkundër çfarëdo rrethane.

Bllaca, u shpreh se arsyeja pse ka dalur të votojë, përkundër dhimbjes nga vdekja e gruas së tij, është e drejta për të shfrytëzuar fuqinë e tij qytetare.

“Mua më ka vdekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalur që të votoj dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare. I lus të gjithë qytetarët tjerë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Ani pse unë kam dhimbje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin dhe i vdekuri me të vdekurin”, u shpreh ndër të tjera ky qytetar.

- Advertisement -

Ai u shpreh të ketë votuar për ndryshim, duke lënë të nënkuptohet pët cilën parti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit