17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Ministri Mehaj: Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që të cenohet rendi, ligji e Kushtetuta jonë

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se tentimet e Serbisë për të zbehur shtetësinë e Kosovës dhe për të provokuar tensione, janë të papranueshme dhe të patolerueshme.

- Advertisement -

“Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që të cenohet rendi, ligji e Kushtetuta jonë”, shkroi Mehaj në një postim në Facebook.

“Kushtetuta jonë do të zbatohet në përpikëri në gjithë vendin e në raport me të gjithë. Kosova është shtet i pavarur dhe si i tillë do të funksionojë gjithnjë”, shtoi ministri.

Mehaj i tha këto fjalë pasi sot në Kuvend u miratua rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit