12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Alma Lama: Qeveritë e kaluara nga paaftësia, u dorëzuan përballë presionit serb

Rekomandime

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Ama Lama, vlerëson se organizimi i një referendumi ilegal siç ka bërë Serbia tash e 20 vite në Kosovë, e delegjitimon edhe të drejtën e Serbëve.

“Ex injuria jus non oritur!

- Advertisement -

Parimi se të drejtat ligjore nuk mund të rrjedhin nga një veprim ilegal, është plotesisht i vërtetë edhe për serbët e Kosovës dhe te drejtës së tyre për të votuar për referendumin në Serbi, brenda territorit të Kosovës.

Organizimi i një referendumi ilegal në Kosovë, siç ka bërë Serbia prej 20 vitesh me organizime zgjedhjesh, duke shkelur në fillim rezolutën 1244 që autorizonte UNMIK-un për administrimin e Kosovës dhe pastaj duke shkelur sovranitetin e shtetit të pavarur, e delegjitimon edhe të drejtën e votës së Serbëve”, ka shkruar Lama në Facebook.

Ajo ka thënë se dorëzimi i qeverive të kaluara përball presionit serb në emër të partneritetit me ndërkombëtarët ishte justifikim për paaftësitë e tyre.

- Advertisement -

“Të gjitha qeveritë e kaluara janë dorëzuar përballë presionit serb, në emër të ruajtjes se partneritetit me miqtë ndërkombëtarë, por une mendoj që ka qenë justifikim për paaftesinë e tyre.

Siç e shkova dhe dje, praktika e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë ka qenë e gabuar dhe ilegale dhe për më tepër ka prodhuar acarim të konfliktit politik mes shqiptareve dhe serbëve, në vend të normalizimit të raporteve, siç e synon edhe BE dhe vendet e Quintit”, ka theksuar Lama.

- Advertisement -

Ajo ka potencuar se vendimi i qeverisë për të moslejuar mbajtjen e referendumit ishte i drejte dhe duhet të zbatohet edhe në situata të ngjashme në të ardhmen.

“Eshte për t`u përshëndetur edhe qëndrimi i OSBE-së që nuk mori përsipër procesin e votimit, duke ndihmuar në këtë mënyre në shtensionimin e gjendjes”, ka potencuar Lama.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit