Ish-deputeti i LDK-së, Gani Gaci e ka uruar Shpejtim Bulliqin për fitoren në Podujevë. Geci ka thënë se LDK po e mund vetveten dhe ky trend i rënies sipas tij do të vazhdojë.
Geci ka thënë se LDK duhet të emërojë Kujtim Shalën në krye të partisë. “Urime fitoren Shpejtim Bulliqi,
LDK-në që 14 vjet prej vdekjes së presidentit Rugova e këndej e kanë mundur vet LDK-ja.
Fatmir Sejdiun dhe kompaninë e tij e ka mundur Fatmir Sejdiu dhe kompania e tij.
Isa Mustafën dhe kompaninë e tij e ka mundur Isa Mustafa dhe kompnia e tij.
LDK-së i duhet një reformë e thellë një pushim opozitarë dhe nga nji proces i rregullt zgjedhorë brenda partiak krye te saj duhet të vijë akademik si Kujtim Shala pikë.
Për ndryshe trendi i ramjes do të jetë i pa ndalshëm” shkruan Geci në Facebook.