8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Lladrovci: Vetëvendosjes dhe Vjosës, vonë u doli gjumi

Rekomandime

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, propozimin për emërimin e Murat Jasharit për kryeministër konsensual e vlerëson si të vonshëm.

Lladrovci ka cekur se nëse do të ishte vullneti për emrin përbashkues për skenën aktuale politike, kjo duhej bërë pas letrës së parë të Presidentit kur Vetëvendosjes iu kërkua emri i mandatarit.

- Advertisement -

Shkrimi i tij i plotë:

Befasi pas befasie nga Vetëvendosja! Pesë para dymbëdhjetëve, me ide të mëdha. Kur ishte mundësia që Baca Adem të zgjidhej President, Albini që bëri emër nën hijen e tij, heshti.

Nesër pritet të zgjidhet Qeveria Hoti, Vetëvendosjes sonte i del gjumi, besa edhe Vjosës.

- Advertisement -

Keqpërdorin pa shije, emrin e Familjes Jashari.

Nëse do të ishte vullneti për emrin përbashkues për skenën aktuale politike, kjo duhej bërë pas letrës së parë të

- Advertisement -

Presidentit kur Vetëvendosjes iu kërkua emri i mandatarit. Vonë, vonë edhe për ide!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit