0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Limaj: Pa Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin nuk do të kishte UÇK

Rekomandime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Debat” në RTK ka folur për procesin e tij gjyqësor në Hagë, para 15 viteve dhe proceset gjyqësore të EULEX-it, si dhe për zhvillimet në vend.

- Advertisement -

“Pa këta njerëz, Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin e të tjerët nuk do të kishte UÇK dhe pa UÇK nuk do të kishte liri”, ka thënë Limaj

Ai ka thënë se është gabim nga kushdo që i gëzohet shkuarjes së çlirimtarëve në Hagë. Sipas Limajt, ata janë në Hagë për të mbrojtur luftën çlirimtare.

Lideri i Nismës ka thënë se insitucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë për t’i mbrojtur çlirimtarët në Hagë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se kërkesa e tij ka qenë që të ketë një gjykatë gjithpërfshirëse. Ai ka thënë se është inkruajuar nga kryetarja e Gjykatës të cilët thonë se do të hetojnë gjitha krimet.

“Ne duhet t’i shohim veprimet tash. Kosova duhet ta ngris zërin dhe se çdo masakër duhet të gjykohet. Kryesit duhet përgjigjen për veprat e tyre. S’kemi me u ndale dhe do të bëhemi zëdhënës të kësaj teme”, ka thënë Limaj në RTK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit