Ka ndërruar jetë, Ragip Grainca nga Ferizaj, babai i ish-deputetit të LDK-së, Blerim Grainca.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se babai i tij ka vdekur pas infektimit me koronavirusin.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar familjarë dhe miq.
Ju njoftojmë se si pasojë e pandemisë Covid-19 sot ndërroi jetë babi ynë ing. Ragip Grainca.
Varrimi behet sot më 01.12.2020 në orën 12 në varrezat e fshatit Cërrnillë/Ferizaj.
Per arsye te pandemisë nuk do ketë të pame.