12.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

FSK-së i shtohen snajperistët

Rekomandime

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti morën pjesë në certifikimin e personelit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për snajper.

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës ndërveprueshmërinë e tyre po e realizojnë në aktivitete konkrete me angazhime e trajnime të përbashkëta, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e taktike.

Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe taktike është prioritet i FSK-së, ku nga sot FSK-së i shtohen kuadro specialistike, mirë të përgatitura nga instruktorë të Policisë së Kosovës në fushën specialistike të shenjëtarisë, asete shtetërore këto që do të përdorën për të mirën e të gjithëve.

Komandanti i FSK-së dhe drejtori i Policisë së Kosovës vlerësuan lartë angazhimin e përbashkët në mbështetje të autoriteteve civile dhe ndërveprueshmërinë në mes dy institucioneve dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim edhe për aktivitete e trajnime të përbashkëta në fushën e sigurisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit