9.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Ndërron jetë nga Covid-19 imami kosovar, anëtar i BIK-ut

Rekomandime

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në moshën 81 vjeçare, ka ndërruar jetë dijetari e alimi i njohur, njëherësh edhe veteran i letrave islame në gjuhën shqipe si dhe zyrtar shumëvjeçar i Kryesisë së BIK-ut, Hajrullah ef. Hoxha.

Hajrullah Hoxha u lind në fshatin Korroticë, komuna e Gllogocit, më 1939. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, më pas vazhdoi në Medresenë e Ulët të Prishtinës, ndërsa të mesmen e kreu në “Gazi Husrevbeg”, në Sarajevë.

- Advertisement -

Në Bashkësinë Islame punoi që nga viti 1964, së pari kreu detyrën e imamit në Deçan, ndërkaq nga viti 1969 ishte imam dhe referent arsimor-fetar në Mitrovicë.

Nga viti 1980, H. Hajrullah Hoxha punoi si nëpunës administrativ në Kryesinë e Shoqatës së Ylemave të Kosovës.

H. Hajrullah Hoxha është njëri ndër themeluesit dhe pishtarët e publicistikës islame në gjuhën shqipe në Kosovë. Veprimtarinë e tij në këtë e fushë e filloi në “Buletin”, për të vazhduar në “Takvim-Kalendar”, “Edukata Islame”, “Dituria Islame” etj., ku ka botuar trajtesa, përkthime e analiza të ndryshme nga fusha e islamologjisë.

- Advertisement -

Kontributi më i madh i H. Hajrullah Hoxhës është në “Takvim- Kalendar”, në të cilin, që nga nxjerrja e tij në dritë më 1970, është autor i pjesës kalendarike për trevën e Kosovës. Gjithashtu H. Hajrullah Hoxha ka qenë njohës studiues i mirë i shkencave islame.

Ka njohur mirë historinë islame, e posaçërisht biografinë e Muhamedit a.s. Në revistën, “Edukata Islame”, që nga numri 1 deri në numrin 60-të botoi punimin “Muhamedi a.s. dhe përhapja e fesë islame”.

- Advertisement -

Varrimi i hoxhës Hajrullah ef. Hoxha, do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, në kohën e namazit të ikindisë.

Poashtu, njoftohet opinioni se Hajrullah ef. Hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, andaj varrimi i tij do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, si dhe nuk do të ketë të pame të organizuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit