7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kushtetuesja del me njoftim për seancën e nesërme ku diskutohet vota e Etem Arifit

Rekomandime

Gjykata Kushtetuese përmes një njoftimi për media ka publikaur detaje për seancën dëgjimore që pritet të mbahet nesër, e ku do të diskutohet për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë seancë dëgjimore publike, të mërkurën, më 2 dhjetor 2020, duke filluar nga ora 10:00, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO95/20, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07/V-15, të miratuar më 3 qershor 2020, përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës””, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Tutje, bëhet e ditur se seanca do të bëhet përmes video-konferencës.

Për shkak të rrethanave të krijuara si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online), përmes platformës Zoom.

Gjykata ka ndërmarrë të gjitha masat adekuate dhe në përputhje me udhëzimet e institucioneve shëndetësore për mbarëvajtjen e punës së gjyqtarëve gjatë seancës dëgjimore”, thuhet në njoftim, ku është publikuar edhe linku ku kjo seancë mund të shikohet online.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit