2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gani Geci: Vjosa Osmani iu gëzua fitores së VV-së në Podujevë më shumë sesa vetë ata

Rekomandime

Ish deputeti i LDK-së dhe anëtari i këtij subjekti politik, Gani Geci, vlerëson se ka pasë anëtarë të kësaj partie që i janë gëzuar disfatës në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Podujevës.

- Advertisement -

Në mesin e këtyre personave, ka thënë se është edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Fenomeni Vjosa ka ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve sepse më tepër është gëzuar Vjosa Osmani që ka fituar Bulliqi sesa vet Vetëvendosje”, është shprehur Geci.

Geci ka thënë se Vjosa Osmani nuk e ka marrë besimin e elektoratit të LDK-së për ta përkrahur Albin Kurtin dhe partinë e tij, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

“S’e kemi votuar që të thotë se “Edhe zogjtë e malit e dinë se jam me Albin Kurtin”. Kur dikush garon nën logon e një subjekti.. ne kemi kërkuar vota për Vjosa Osmanin që ta bëjë ndryshimin brenda LDK-së dhe jo të lëvdohet nga VV për të bëjë propagandë kundër LDK-së”.

“Investimi i anëtarësisë së LDK dhe imi ka qenë në Vjosa Osmanin, ajo e ka kanalizuar e ka çuar në një parti tjetër. Tash është bërë nënkryetare e LVV. Nuk do të doja se ta luante rolin e nënkryetares së VV. Është rritur në LDK. Me vite s’kam pasë hapësirë në LDK, por nuk e kam lëvduar kurrë PDK-në”.

- Advertisement -

“Hashim Thaçi më ka thirr “A po vjen në PDK?”. I kam thënë me Petkoviqin bëhem e me ty jo. Kur do të qëndrosh stoikisht rrinë aty ku je dhe jo të kërkosh mbështetjen e një lëvizjeje tjetër për të bërë ndryshime në partinë tënde”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit