9.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Laura Tahiri i bashkohet Vjosës, në Presidencë!

Rekomandime

Laura Tahiri nga sot është emëruar zyrtare e lartë ekzekutive në kabinetin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Ajo ka bërë të ditur se është bërë pjesë e ekipit të Osmanit.

“… pasi besoj se puna, mirëqenia, fuqizimi i gruas, e drejta, liria dhe demokracia janë koncepte të përbashkëta që na bashkojnë. Avancimi i shoqërisë kosovare arrihet vetëm me personalitete, intelektualë që posedojnë kualifikime akademike, të vendosur dhe mbi të gjitha të guximshëm sikurse është u.d. e. presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani.

Unë besoj në vlerën e këtyre reformave dhe shprehë zotimin tim për mbështetjen e këtyre proceseve reformuese si pjesë e ekipit të saj. E ardhmja politike e Vjosa Osmanit është e ardhmja politike e mijëra të rinjve që guxojnë, udhërrëfyes e kanë parimin, konsistencën dhe mbi të gjitha mbajtjen e fjalës.

Prandaj, zhvillimin ekonomik, politik dhe avancimin shoqëror në Kosovë e bëjnë vetëm njerëzit sikurse Vjosa”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit