16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Valëviti flamurin shqiptar, dëbohet dhe gjobitet shqiptari në Malin e Zi

Rekomandime

Policia në Tivar paraqiti kërkesë për fillimin e procedurave kundërvajtëse kundër Irfan Domnori (64) nga Shkodra Republika e Shqipërisë, thuhet nga Drejtoria e Policisë, shkruan analitika.

Shtetasi nga Shqipëria u dënuar me gjobë prej 300 eurosh, si dhe masën e dëbimit të shtetasit të huaj nga teritori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji.

- Advertisement -

”Irfan Domnori dje, në të XIII-in vit jubilar të Ditës së gështenjës ka prishur ligjin dhe rendin duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se dje në Ostros të Krajës u mbajt ”Dita e geshtenjës” një manifestim tashmë tradicional ku morës pjesë një numër i madh qytetarëve nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tuzi por edhe më gjërë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit