Ndërron jetë trajneri i njohur kosovar, ish-legjendari i Prishtinës

    0
    157

    Ka ndërruar jetë ishë futbollisti legjendar i Prishtinës, Shefqet Sinani. Sinani ka qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në ish-Ligën e Parë Federative të Jugosllavisë.

    I ndjeri ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta.

    I njëjti ishte edhe trajner tejet i suksesshëm në vitet e 90-ta duke marrë epitetin e trajnerit të Gjeneratës së Republikës.