12.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Krejt hajnat në Qeveri, ju Albinin po e merrni”, Sejdiu tregon a është bërë pishman për fjalët drejtuar Policisë

Rekomandime

Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu duke u përplasur verbalisht me zyrtarë policorë, pas arrestimit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

- Advertisement -

E pas publkimit të kësaj video, një qytetar ka shkruar se Dardan Sejdiu do të jepte edhe para që ta fshinte këtë video.

Por, Sejdiu i është përgjigjur duke i thënë se mburret me këtë video, për faktin se ka protestuar kundër një padrejtësie që është bërë atë ditë.

“Në fakt mburrem me këtë video”, ka qenë përgjigja e Sejdiut.

- Advertisement -

Sejdiu në video dëgjohet duke iu thënë policëve që të kenë turp, meqenëse e kishin arrestuar Kurtin kur “hajnat ishin në Qeveri”.

- Advertisement -

“Krejt Qeverinë hajna e ki, e t’i del i mbron. Marre duhet me ju ardhë. Pa ba njeri send ilallah, t’u e mbrojt qet Republikë, ju e arrestoni Albin Kurtin. Me 28 Nëntor e keni gjetë me arrestu Albinin. Nuk ka kuptim me lidhë Albin Kurtin më 28 Nëntor”, dëgjohet duke thënë Sejdiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit